Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha shpreh keqardhje për çarjen e opozitës

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir  Berisha shprehu keqardhje për një çarje të opozitës, e cila sipas tij i dha mundësi edhe Hashim Thaçit ta kapitalizojë atë. Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e mirë. Ishte një kundërgoditje e asaj pune dhe shprese. Ajo përçarja e vogël e opozitës ngriti edhe ambiciet e Hashim Thaçit që të del dhe të thotë se nuk ka krizë politike në vend. Duhet të tejkalohen edhe mospajtimet dhe të japin diçka nga vetvetja. Unë po shpresoj shumë që ka vend për bashkim”, tha Berisha. Ai shtoi se Vetëvendosja është dashur ta ketë një qasje vetëmohuese, por ky subjekt humbi një mundësi të madhe, por nuk pranoi se do t’i bashkohet këtij subjekti opozitar. Bashkëpunimi tepër i ngushtë për muaj të tërë ngriti atë vetëdijen qytetare në Kosovë dhe u shemben ato dallimet në mes subjekteve politike dhe opozita u bë si një subjekt i përbërë nga partitë politike për të bërë diçka të mirë për vendin, tha Zafir Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …