leoni

Sot në orën 12 00, në Fushë-Kosovë u zbulua shtatorja e Heroit të Kosovës, Hysen Zogiani

Sot në orën 12 00, në Fushë-Kosovë u zbulua shtatorja e Heroit të Kosovës, Hysen Zogiani

Sot nën përkujdesjen  e Komunës së Fushë Kosovës dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Fushë Kosovë, u zbulua shtatorja e Heroit të Kosovës, Hysen Zogiani. Zbulimi i shtatores u bë në orën 12.00 në vendin te Stacioni i Trenit, në Fushë Kosovë. Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Në fillim të aktiviteteve, zbulimin e Shtatores së Hysen Zogianit e bënë, Azem Syla ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale,  Fadil Krasniqi nën Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe familja e Heroit, Hysen Zogiani.

Më pas një fjalë rasti, para të pranishmëve e mbajti, gjenerali, Kudusi Lama, komandant i Divizionit të Kukësit gjatë luftës së UÇK-së. Në përkujtim të jetës dhe veprës së Hysen Zogianit  foli  ish i burgosuri politik, i mbijetuari i Masakrës së Dubravës,  Nait Hasani, bashkëveprimtar i Heroit.  Një fjalë rasti më këtë rast e mbajti edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari. Në emër të familjes Zogiani, të pranishmit i përshëndeti  Adem Zogiani, vëllai i heroit. Në pjesën kulturore u paraqiten me nga një këngë: Arbnore Hysen Zogiani dhe Ilir Shaqiri.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …