13 vjet nga hyrja në fuqi e aktit më i lartë juridik të vendit Kushtetutës së Republikës të Kosovës

Sipas Kushtetutës, kryeministri ka të drejtë të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës me apo pa pëlqimin e Kuvendit

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kryeministri ka  të drejtë të bëjë ndryshime në kabinetin  qeverisës me apo pa pëlqimin, ose aprovimin e Kuvendit. Duke e njohur si shef të pakontestuar të Qeverisë, Kushtetuta i jep autoritetin kryeministrit që të ndërrojë një ministër pa pëlqim të Kuvendit, me qëllim sigurimin e zbatimit të politikave të tij nga kabineti qeveritar. Kështu është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, rreth pretendimeve se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Nenad Rashiqit ministër për Komunitete dhe Kthim. Emërimi i Nenad Rashiqit zgjoi edhe reagimin e  ashpër të kryetarit  të Serbisë, Vuçiq  i cili tha se ky emërim është absolutisht i dënueshëm”, duke e fyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë veprim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …