Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka deklaruar se mbase më e rëndësishme do të ishte me u bër kryeprokuror se sa kryeministër

Gjatë paraqitjes së buxhetit për vitit 2023 nëpër komuna, kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se mbase më e rëndësishme do të ishte me u bër kryeprokuror se sa kryeministër. “Secilën ditë që po vazhdoj si kryeministër shpeshherë, edhe duke e dëgju ministrin Hekuran, po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoi edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet, do të vonohemi shumë. Këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak. E unë jam optimist që edhe në këtë pengesë ia dalim bashkë, sikurse në të tjerat” ka deklaruar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati: Kosova, vendi më pro-amerikan në botë – Festë dhe përkushtim në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, organizoi një pritje …