Edi Rama: Samiti, BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë, është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon

Edi Rama: Samiti, BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë, është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon

Në fund të samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama gjatë konferencës për shtyp theksoi se është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha që këto ditë Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian dhe sërish e shoh si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon, si një faktor i vendosur dhe rezistent i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit, u shpreh, kryeministri Edi  Rama. Një falënderim të veçantë pati për z.  Sharl Mishel dhe Ursula Von der Leyen. Nuk më kujtohet të kemi pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Sharli dhe Ursula, kaq të vendosur si avokatë të rajonit për të nxitur e për të dhënë shtysë për rajonin e për t’u siguruar që procesi, që ne e dimë është mjaft i vështirë në vetvete, të mos vdesë në agoni”, u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …