Bardhyl Mahmuti

Bardhyl Mahmuti: Indiferenca ndaj kërkesave serbe për gjenocid shpërfaqë hipokrizinë dhe inkurajon përsëritjen e krimeve

Indiferenca ndaj kërkesave serbe për gjenocid shpërfaqë hipokrizinë dhe inkurajon përsëritjen e krimeve

Jo vetëm në tribunat e stadiumeve në Serbi, por edhe në tribunat e stadiumeve në shteteve ku mbahet kampionati botëror i futbollit, publiku serbe brohoret njëzëri:

Ubi! Zakoli! Dok šiptar ne postoji! (Vra ! Ther ! Derisa të mos ketë më shqiptarë!)

Dhe 

Ubi hrvata, da šiptar nema brata! (Vraje kroatin që shqiptarë të mos ketë vëlla!

Kërkesat e hapta serbe për gjenocid kundër shqiptarëve dhe kroatëve janë pasqyrë e frymës politike në të cilën ata janë edukuar! Mirëpo nëse nuk harrojmë se pikërisht njerëzit e kësaj logjike kanë kryer gjenocid kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve gjatë luftërave që e shoqëruan shpërbërjen e Federatës së Jugosllavisë, atëherë është për t’u brengosur kur sheh me çfarë indiference sillen institucionet politike, kulturore dhe sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse tifozët kroat apo ata shqiptarë do të brohorisnin, për shembull, një mesazh të kësaj natyre:

Ubi srbina, da rusin nema sina! (Vraje serbin, që rusi të mos ketë djalë)!

Kam bindjen e plotë se jo vetëm në strukturat drejtuese të FIFA-s, por kjo çështje do të ishte ngritur edhe në Këshillin e Sigurimit edhe në OKB!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …