EULEX-i

EULEX-i e ka konfirmuar se një bombë çorientuese është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të këtij misioni

Gjendja në pjesën veriore të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe me shpërthime të herë pas hershme pas bllokimit të rrugëve nga banda të organizuara serbe. EULEX-i e ka konfirmuar njoftimin sipas të cilit një bombë çorientuese është hedhur ndaj veturës patrulluese e tyre. “Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar. Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë” thuhet në reagimin e EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …