EULEX-i

EULEX-it mund t’i vazhdohet edhe më tej mandati

Institucionet e Kosovës janë duke zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me Brukselin në lidhje me mundësinë e vazhdimit të mandatit të misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky mision parashihet që ta përmbyllë mandatin e tij me 12 qershor. Në të vërtetë, mandati i këtij misioni ishte ripërtërirë në vitin 2014, gjë që bëri që EULEX-it t’i vazhdohej jeta edhe për dy vite. Zyrtarë të Qeverisë thonë se ekziston një gatishmëri e përgjithshme që EULEX-i t’i përfundojë të gjitha rastet, në të cilat është i angazhuar, qoftë në hetim apo në gjykim. Sidoqoftë nga bartësit e përfshirë në këto negociata nuk përjashtohet mundësia që EULEX-i të marrë lëndë të reja në shqyrtim, çka do të nënkuptonte zgjatjen e mandatit të tij në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …