Albin Kurti

Albin Kurti: Nuk është pengesë rruga e anëtarësimit në BE, edhe pse 5 shtete të unionit nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

Kryeministri,  Albin  Kurti nuk e konsideron pengesë rrugën e anëtarësimit në BE, edhe pse  5 shtete anëtare të Unionit  nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai ka shkruar se  kur e kemi nënshkruar MSA-në, pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ishin dakord dhe nuk besoj që pakica e shteteve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e njohin pavarësinë tonë do të jenë kundër nesh që t’i bashkohemi familjes europiane.  Paraprakisht, Kurti tha se nuk do të kërkojnë rrugë alternative për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohen që t’i zbusin zërat skeptikë. Me përkushtimin tonë, edhe ndonjë zë skeptik në Bashkimin Europian lidhur me Kosovën besojmë që do ta zbusim e do ta ndryshojmë”, tha Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …