Tajani: Ka shumë tension mes Kosovës dhe Serbisë dhe po bëhet çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur situatën nën kontroll

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka konstatuar se mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë tension dhe se po bëhet çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ai ka paralajmëruar se në muajin janar, do të mbahet një konferencë në Trieste për Ballkanin dhe në të do të përgatiten një sërë nismash politike. “Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mos përkeqësuar situatën. Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë paqen dhe stabilitetin dhe trajtohen pozitivisht si nga serbët ashtu edhe nga kosovarët”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Italisë, Antonio Tajani gjatë për rrjetin televiziv Sky Italia.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, …