leoni

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kritikon diplomacinë e Kosovës dhe Vjosa Osmanin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar diplomacinë e vendit dhe kryetaren Vjosa Osmani për përfaqësimin jo meritor  vendit në arenën ndërkombëtare. Gjatë këtij viti Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re e as nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka fituar  liberalizim vizash, nuk ka fituar  status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime. Abelard Tahiri  veçmas ka kritikuar kryetaren Vjosa  Osmani për fjalimin e saj në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, ajo iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike”, ka shkruar Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …