Pascual Navarro: Spanja nuk e njeh Kosovën dhe do të votojë kundër çdo vendimi të statusit të saj për kandidat në BE

Pascual Navarro: Spanja nuk e njeh Kosovën dhe do të votojë kundër çdo vendimi të statusit të saj për kandidat në BE

Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat,  ka thënë Paskual Navarro,  përfaqësues i Spanjës për Bashkimin Evropian  gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përbashkët për BE, të mbajtur në Senat. Pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re. Gjëja normale, ka vazhduar ai është që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendosin liderët evropianë në Këshillin Evropian. Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, ka thënë sekretari i Shtetit të Spanjës për Bashkim Evropian. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …