Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme të barabartë

 Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e Brdo Birionit, që po mbahet në Sarajevë ka deklaruar se dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. “Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë dhe do të punojmë së bashku, që sa më parë të bëhemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Por, do të bashkëpunojmë që së bashku të përballemi me sfidat dhe kërcënimet për rajonin tonë, Për këto u pajtuam sot në Sarajevë, në kuadër të Samitit Brdo-Brijoni, ne liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, ka saktësuar  Thaçi në një porsitm të tij në internet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …