Jamie Shea

Xhejmi Shia: Jam i bindur se admirali, Stjuart Manç, i ka dërguar mesazhet e duhura kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq

Zëdhënësi i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, Xhejmi Shia, është shprehur i bindur se admirali Stjuart Manç, i ka dërguar mesazhet e duhura kryetarit  serb, Aleksandar Vuçiq, për rëndësinë e veprimeve për qetësi dhe për shtendosjen  e situatës në veri të Kosovës. Ai dha sqarime të mëtejme se deri në çfarë periudhe KFOR-i, mund të shqyrtojë kërkesa të tilla, sikur ishte kërkesa  e Beogradit për kthimin e forcave serbe në Kosovë. I takon KFOR-it të përcaktojë se çfarë dhe kur t’i përgjigjet kërkesës së Beogradit, por jam i bindur se autoritetet serbe me kohë e kanë ditur  përgjigjen, edhe para se të formulohej e të dorëzohej kërkesa. Kreu i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, Napoli, përgjegjës për Kosovën, Stjuart Manç, ishte në Beograd të hënën për të folur me kryetarin Vuçiq, kështu që jam i bindur se janë dërguar mesazhet e duhura në lidhje me nevojën për të punuar për qetësi dhe shtendosje, deklaroi ai. Xhejmi Shia  thotë se KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në të tërë Kosovën e jo vetëm për Veriun dhe  ka autoritetin të përcaktojë nëse ka nevojë për ndihmë nga palët e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …