Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale, nga partia Socialdemokrate e Kosovës. Kjo protestë do të mbahet sot në orën 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së me këtë rast, iu bëjnë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, te sheshi “Zahir PajazitiË në Prishtinë”, ka shkruar Klinaku në një postim të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
