Bilall Sherifi thotë se Partia Demokratike të Kosovës e ka keqpërdorur gatishmërinë e Nismës për të bërë koalicion

Bilall Sherifi: Sa herë që Kurti kërcënon heqjen e barrikadave, Vuçiq urdhëron vendosjen edhe të një barrikade tjetër

Sa herë që kryeministri Albin Kurti kërcënon me heqjen e barrikadave, Aleksandër Vuçiq urdhëron vendosjen edhe të një barrikade tjetër”, kështu ka thënë sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi. Ai ka theksuar se hiç më larg se dje, përmes një mediumi boshnjak, Kurti sërish deklaroi që “barrikadat do të hiqen brenda disa ditësh, nëse nuk e bën KFOR-i do ta bëjmë ne”. “Mirëpo pa kaluar as 24 orë nga kjo deklaratë, në vend që të hiqen të vjetrat, me urdhër të Vuçiqit është vendosur një barrikadë e re, madje, jo më vetëm në pjesët kufitare ku jetojnë vetëm qytetarë serbë, por tashmë edhe në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë të veriut, aty ku jetojnë edhe shqiptarë edhe boshnjakë. Për zhvillime të njëjta në veri të vendit në vitin e ‘largët’ 2011, Albin Kurti deklaronte: ‘nëse është menduar vetëm hapi i parë atëherë mund të bëhet edhe më keq se që ka qenë deri më tash, sepse hapi mbetet veçse një hap, hapi nuk e përbën ecjen, ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar’! Nga ajo që kemi parë deri më tani, nuk duket se kemi të bëjmë me ‘shumë hapa që përbëjnë ecjen’, më shumë duket që kemi të bëjmë vetëm me ‘hapin e parë’!”, ka shkruar, Bilall  Sherifi në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Pirro Vengu: Marrëveshja me Kosovën dhe Kroacinë është e hapur edhe për Serbinë, nuk kemi nevojë për leje për bashkëpunimet tona

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk …