Gjermania ka mirëpritur uljen e tensioneve midis Kosovës e Serbisë

Gjermania ka mirëpritur uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Zëdhënësja e qeverisë gjermane Kristiane Hoffmann në Berlin, ka deklaruar se prioriteti tani është që të mbështetet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive. Ajo iu  referuar  barrikadave të militantëve serbë të ngritura javët e fundit në dhjetëra lokacione në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët e hyrjes në dy pika kufitare me Serbinë. Gjermania rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …