Aleanca Veri-Atlantike pritet që të ndërtojë raport të ri me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të misionit të sajë

Vendet e NATO-s do të diskutojnë për objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes në muajt e ardhshëm

Vendet e NATO-s do të diskutojnë objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes në muajt e ardhshëm pasi disa prej tyre bëjnë thirrje për kthimin e objektivit prej 2% në një shifër minimale. Kështu ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.  “Disa aleatë janë fuqimisht në favor të kthimit të objektivit aktual prej 2% në një minimum”, citoi DPA të thoshte Stoltenberg në një intervistë të publikuar të martën. Ai tha se ai do të drejtojë negociatat. Do të takohemi, do të kemi takime ministrore, do të kemi bisedime në kryeqytete. Megjithatë ai nuk tregoi se cilat vende të NATO-s po bënin thirrje për një objektiv më ambicioz, sipas DPA. Shefi i NATO-s tha se synonte të arrinte një marrëveshje jo më vonë se samiti i ardhshëm i rregullt i NATO-s, i cili do të jetë në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, më 11-12 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma kritikon LVV-në pas dështimit të 10-të, të seancës konstituive

Pas dështimit të dhjetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar …