Në marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova tërheq Policinë Speciale, serbët tërheqin barrikadat

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Masrali,  ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se sa e rëndësishme është të arrihet normalizimi i marrëdhënieve. Ne kemi mirëpritur shtendosjen dhe largimin e barrikadave. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me Amerikën  dhe KFOR-in. Situata vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të përmbahen  e ta ruajnë qetësinë, ka thënë Massrali. T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”. Zëdhënësja Massrali  ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet e deritanishme dhe se duhet të fillohet me bisedimet për themelimin e Asociacionit. Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Zëdhënësja tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi “sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …