Aleanca Veri-Atlantike pritet që të ndërtojë raport të ri me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të misionit të sajë

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të hënën do të zhvillojnë një takim në selinë qendrore të NATO-s

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe ai i  BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën do të zhvillojnë një takim në selinë qendrore të NATO-s, në Bruksel. Emisarët Escobar dhe Lajçak do të priten  në takim nga zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana. Ata pritet të zhvillojnë edhe një takim tjetër jozyrtar në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i kësaj vizite nuk është bërë i ditur. Emisarët Escobar dhe Lajçak do të marrin pjesë gjithashtu në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut Verior”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …