Veseli: Ka ardhur koha që diaspora të marrë rolin e investimit të kapitalit të saj në veprimtaritë prodhuese në Kosovë

Veseli: Ka ardhur koha që diaspora të marrë rolin e investimit të kapitalit të saj në veprimtaritë prodhuese në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e ekonomisë në Kosovë. Kryetari Veseli, duke përgëzuar drejtuesit e këtij Unioni për punën që janë duke bërë në krijimin e urave të bashkëpunimit ekonomik në mes Gjermanisë dhe Kosovës, theksoi se diaspora jonë në botën perëndimore përbën një faktor shumë të rëndësishëm për ekonominë kosovare. “Ka ardhur koha që diaspora jonë në botën perëndimore të marrë një rol të ri në raport me vendlindjen, e ky është roli i investimit të kapitalit të saj në veprimtari prodhuese në Kosovë. Shumë sipërmarrës tanë që veprojnë në vendet perëndimore kanë përparësinë e përvojës së shkëlqyeshme të këtyre vendeve në fushën e investimeve dhe rritjes ekonomike”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …