Në 17-vjetorin e rënies heroike dhe në respekt e nderim të dëshmorëve: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, sot në Prishtinë u mbajt një Akademi përkujtimore. Duke folur për dëshmorin, luftëtari i Dukagjinit, Daut Haradinaj, bashkëluftëtar i Heroit Rasim Kiçina tha se Drenica ka dhënë heronj ndër breza dhe falë kësaj sakrifice sot jemi këtu ku jemi. “Për mua ka qenë nder i veçantë që e kam njohur personalisht, Rasim Kiçinën, jo vetëm në Drenicë, por atë e kanë njohur edhe në Dukagjin, në Llap e në Shalë. Aty ku ishte nevoja ishte pushka e Rasim Kiçinës, ishte pushka e Mujë Krasniqit, e Ilaz Kodrës, e Abedin Rexhës dhe e të gjithë atyre luftëtarëve të mëdhenj të kombit shqiptar, që veten e tyre pë çlirimin e vendit, nuk e kursyen. Ata njerëz e dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë, por edhe kjo liri e ka kushtin e vet, themelimin e shtetit, ndërtimin e shtetit, forcimin e shtetit, respektimin e vlerave, ka thënë me këtë rast deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’
Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …