Ekipi Emergjent në Skenderaj ka vazhduar me shpërndarjen e ushqimeve tek familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet

Gjatë gjithë ditës Ekipi Emergjent në Skenderaj ka vazhduar me shpërndarjen e ushqimeve tek familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet dhe nuk kanë mundësi të furnizimit me ushqime dhe gjësende të tjera. Ndonëse situata me reshje është qetësuar, shumë familje shtëpitë e të cilave janë përfshirë në ujë, kanë nevojë për ndihmë, me gjëra ushqimore, veshmbathje, batanije, higjienë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Është urgjente që t’u dalim në ndihmë në këto momente të vështira. Numrat e telefonit për ata që kanë nevojë:

049141949 – Zyrtari për logjistikë

048123651 – Zyra për informim

Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …