Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se qeveritarët në kohë krize dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane

Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar kundër  rritjes së çmimit të tatimit në pronë, duke shtruar pyetur se si arsyetohet kjo  rritje në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit. Avdullah Hoti ka thënë se 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, “por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara”. Qeveritarët e nisin vitin mbarë,  dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane.  Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, ka shkruar Hoti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …