Brickos

Zeni Bilimani: Tri poezi

Zeni Bilimani: ÇETAT E BALLIT KOMBËTAR NUK HODHËN ASNJË PUSHKË KUNDËR TRUPAVE GJERMANE

Ish shefi i nazistëve në Shqipëri Herman Najbaher, në kujtimet e tij, lidhur me pushtimin e Shqipërisë në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë tregon për urdhrin e Hitlerit nëpërmjet Ribentropit për Shqipërinë.

” Forcat të ashtuquajtura, “Nacionaliste”, që gjatë kohës së okupimit italian kishin dalë në male, sikur trajtohej, (hiqej), ,,Balli Kombëtar”.

-Sipas rregullit armiku numër një, nuk do përbënte rrezik për ne, por, kundërshtar për ta si në Shqipëri, Jugosllavi dhe në Greqi ishin komunistët.

Çetat e “Ballit” nuk hodhën asnjë pushkë, kundër trupave gjermane.

-Ndërsa, në jug, ato ose patën përballje, ose u shmangeshin luftimeve me forcat partizane. Vetëm Abas Kupi, mëkëmbës i mbretit Ahmet Zogu, me përkrahësit e tij, që sipas të dhënave numëroheshin në mijëra vetë, vepronte midis Tiranës dhe Shkodrës. Bile, tek ai ishin instaluar dhe një pjesë e anglezëve.

Ne i lamë ato të qeta, poashtu, ishin përkrahës të forcave gjermane si Xhafer Deva dhe Brahim Biçaku.

-Komunistët, na krijuan humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake, do largoheshim nga Shqipëria të shpartalluar më 29 Nëntor, 1944.

-Pengu në kujtimet e tij, oficeri i lartë gjerman, Herman Najbaher:

“Komunistët dhe partizanët e Enver Hoxhës, na shkaktuan humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake. Ata, nuk na lanë të merrnim frymë me goditje të fuqishme të mirë organizuara duke na ndjekur këmba këmbës dhe më 29 Nëntor 1944, na nxorën nga kufiri i tyre shtetëror.

Njësitet partizane, divizionet e tyre çliruan Kosovën, pjesë të mëdha të Malit të Zi dhe arritën deri në Vishengrad të Jugosllavise”,-këto shkruante në kujtimet e tij oficeri i lartë gjerman për pushtimin e Shqipërisë, Herman Najbaher.

23 janar, 2023

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …