Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Deri ku duhet te na shkojë thika! 

Deri ku duhet te na shkojë thika!

Kur duhet me na ra në mend për Preshevën Bujanocin e Medvegjen!

Kur duhet te ju bjer ndërmend Kosovës, Shqipërisë dhe Shqiptarëve ne gjithë boten!

Te gjithë po e shohim e ndjejmë se po zbrazen tokat tona te Kosovës Lindore nga Shqiptaret Autokton si qe u zbraz Toplica e jonë para 150 viteve!

Po zbrazet Kosova lindore, ju shlyhen dokumentet kadastrale shlyhen edhe nga librat e Amzës! Ju shlyen adresat dhe kur provojnë me u kthyer ju thonë kush jeni ju?

I maltretojnë e i ndalojnë!

Me qenë në këto pozita Serbet, ishte mbledh disa herë edhe Këshilli i Sigurimit, qoftë edh për të vetmin Serb!

Sa qenkemi patriot ne, sa ju dalim në krah atyre që na obligon edhe kushtetuta, sa po e bëjnë detyrën Qeveritë dhe strukturat Shtetërore karshi popullit te vet brenda e jashtë kufijve!

Në vitin 2000-2001 u bë një marrëveshje që e ndaloj luftën në Luginë Marrëveshja e -Konqulit- e cila garantonte disa te drejta lokale këtë marrëveshje e organizuan dhe u përkujdesen për te u realizuar OSB-KFOR dhe përfaqësues politik te pushtetit në atë kohë nga Kosova dhe ata vendor!

A ka pyet kush për këtë marrëveshje a u zbatuar ndonjëherë? A e din kush nga Shqiptaret cilat ishin vendimet e kësaj marrëveshje! Vendim i parë të ndalej lufta dhe te amnistohen luftëtarët e dyja palëve!

Kjo shpejt u pa kur ju mor lapidari i Dëshmoreve pranë Komunës së Preshevës si dhe shumë luftëtar u burgosen! Marrëveshja garantonte te drejtat lokale në përbërjen e pushtetit sipas etnie!

Pjesëmarrja në Polici në te gjitha strukturat e Shtetit!

Ushtria serbe te mos e shqetësonte popullatën vendore!

Po ashtu e drejta e gjuhës e shkollimit e Flamurit si dhe e drejta e zhvillimit ekonomik e kulturor!

U burgos kryetari i Bujanocit pse për ditë të flamurit, e ngriti në ndërtesën Komunale flamurin kombëtar!

E drejta e Kosovës dhe e Shqipërisë është e drejt natyrore e drejt zakonore e ndërkombëtare te kujdesemi për popullin tonë që padrejtësisht i mbetur jashtë Kufijve!

Çfarë pret Kosova Shqipëria pse heshtin edhe mërgimtarët!

Po ata ç ‘bëjnë vet Shqiptaret e Luginës!

Kur do të duhej reaguar e sensibilizuar Boten për këto pa drejtësi! A presin qe Serbia të ju sjell në tigan këto të drejta që përditë ju shkel e shkrumbon!

Mos vallë këta pushtetar te mjerë e aspak kombëtar, presin që te mos mbetet askush në token e tyre në Luginë!

Mos vallë presin Rusia apo Serbia ta ‘’ngrit’’ problemin e Shqiptarëve!

Ne jemi koshient se aleati jonë Amerika po i duhet me u prish me Evropën e tanë Boten për ti rehatuar Shqiptaret e ndarë në pesë pjesë!

Një e drejt e tillë vështirë sot argumentohet para Këshillit te Sigurimit, si dhe para OKB-s!

Kjo e drejt legjitime e historike pengohet te realizohet në radhë të parë nga Serbia, Rusia dhe Evropa!

Kjo e fundit ka këso probleme të pa zgjidhura brenda saj!

Te freskët e kemi shpalljen e Pavarësisë së Katalonisë 7.000.000. milion popullsi Autoktone! Shpallja u bë me vendime të parlamentit me referendum e në mënyrën ma te rregullt të mundshme!

U turren Spanjollet u turr Evropa, pa aspak moral e te drejta, e penguan Shpalljen e kësaj Pavarësie!

Por kur është fjala për Shqiptaret Autokton Evropa nuk duhet të punoj me dy standarde me një standard superior të pakicave Serbe në Kosovë, dhe standardë mizërie për Shqiptaret e Luginës, për boshnjaket e Pazarit për Rumunët, Hungarezet në Vojvodinë e te tjerë, në ketë Serbin e përkëdhelur e te privilegjuar!

Sa mund te presim nga ata që e ndanë popullin tonë në pesë pjesë!

Pse jemi kaq pasiv kur tani është momenti i fundit, as kush nuk organizon marrëveshje pas kësaj te tanishmes, Kosovë Serbi qe po dialogohet tani!

Pse nuk kërkohet te përfaqësohen Shqiptaret e Luginës me përfaqësuesit e tyre?

Pse nuk kushtëzohen te gjitha te drejtat qe ju garantohen 37.000 serbeve ne Kosovë e te mos ju garantohen 85.000 Shqiptareve te Luginës!

Në ketë Rast në se nuk realizohen në ketë pako marrëveshje Franko Gjermane-Evropiane e Amerikane!

Kurrë më nuk ka me u zgjidh kanë me u shpërngul të gjithë Shqiptaret!

Pse kjo lejohet, ne kurrë më në favor se kem pas situatën!

Shqipëria në NATO-Kosova Shtet, të dyja të rreshtuara në Aleancë me Amerikën,

shpresoj dhe dua te besoj se Amerika nuk lejon dy standarde për të njëjtën çështje!

Serbia pa aleat është e pozicionuar me Rusinë e Putinit e gjykuar nga krejt bota progresive!

Zgjohu o Shqiptar nga amnezia nga kjo apati e thellë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …