Brickos

Kryetari Nura ka mirëpritur në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale pas përmbytjeve të javës së kaluar, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi. Të dy kryetarët kanë vizituar Lagjen “Murtezaj” në qytet, një nga më të goditurat e vërshimeve, ku kanë parë nga afër pasojat e fatkeqësisë. Kryetari Nura e ka falënderuar kreun e kryeqytetit, për ndihmën që ka ofruar për Drejtorinë e Arsimit, gjatë përmbytjeve, ndërsa ka shtuar se Komuna e Skenderajt mirëpret çdo mbështetje, për të kaluar këtë situatë pas përmbytjeve, me sanimin e dëmeve dhe kthimin e normalitetit.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …