Të rinjve malishevas, ju mbahet ligjëratë kundër duhanit

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare kundër duhanit, organizuar nga Qendra Rinore në Malishevë, e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Shëndetësi, të martën është mbajtur një aktivitet me të rinjtë, ku është mbajtur një ligjëratë për pasojat e përdorimit të duhanit dhe më pas janë shpërndarë mollë, në këmbim me cigare.

Pas hapjes së këtij aktiviteti, është mbajtur një ligjëratë nga ana e punëtorëve shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, për pasojat e përdorimit të duhanit, e më pas është zhvilluar edhe një debat lidhur me këtë temë, kurse në fund është bërë edhe shpërndarja e mollëve, duke i këmbyer me cigare.

Në këtë aktivitet, krahas të rinjve malishevas, kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e drejtorive, për kulturë, rini dhe sport, shëndetësi dhe për arsim e edukim, zyrtarë të Policës së Kosovës dhe vullnetar të Qendrës Rinore në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …