Është zgjidhur problemi i kanalizimit, prapa kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë

Drejtoria për Infrastrukturë  në komunën e Mitrovicës ka rregulluar problemin e kanalizimit pranë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë”,  ku për një kohë ka pasur probleme me funksionimin e tij,ndërsa kjo drejtori edhe përkundër buxhetit të vogël ka bërë ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë, Besnik Beka, bëri të ditur se është  rregulluar problemi me kanalizim prapa Komunës së Mitrovicës, pranë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë”  e cila është vetëm disa metra larg nga ky objekt, ku të vegjlit e kalojnë shumicën e ditës.

Ky vend i cili ka shqetësuar shumë prindërit e fëmijëve, tani më është problem i zgjedhur theksoi ndër të tjera drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Besnik Beka.

Drejtori Beka, tha me këtë rast se ndjehet mirë që qytetarët e Mitrovicës  do ti  sjellin lirshëm fëmijët e tyre në Kopshtin “Gëzimi Ynë” pasi që tani e tutje nuk do të ketë pasiguri në këtë vend.

“Do të vazhdojmë të investojmë  edhe me tutje gjithmonë aty ku ka nevojë. Qytetarët duhet të dinë se kontributet e tyre që i japin shtetit, po kthehen duke bërë punë të mira që ua përmirësojnë jetën në përgjithësi”, shtoj ndër të tjera drejtori Beka.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …