Tërnaci  përkujtoi dëshmorin Mustafë Haxhiut dhe gjithë dëshmorët dhe martirët e fshatit

Fshati Tërnac, në 17 vjetorin e rënies përkujtoi dëshmorin Mustafë Haxhiu dhe gjithë dëshmorët e martirët e fshatit.

Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në kompleksin e varrezave të Tërnacit.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të të rënëve.

Nënkryetari Nura, në emër të Komunës së Skenderajt dhe Kryetarit Sami Lushtaku ka shprehur respektin për heroizmin e Mustafë Haxhiut dhe të rënëve të Tërnacit.

Deputeti Bekim Haxhiu, para të pranishmëve ka shpalosur pjesë nga veprimtaria patriotike e dëshmorit Mustafë Haxhiu, me theks të veçantë gjatë periudhës së luftës.

Para të pranishmëve në këtë përvjetor kanë folur edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe përfaqësues të familjeve të të rënëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …