Brickos

Inaugurohet objekti i ri i shkollës “Abendin Rexha-Sandokani” në Turiqec

Është inauguruar objekti i ri i shkollës “Abedin Rexha-Sandokani me një ceremoni rasti ku kanë marrë pjesë: Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami , Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, përfaqësues të tjerë institucioneve qendrore dhe lokale, mësimdhënës të shkollës si dhe prindër dhe nxënës të shumtë.

Shiritin inaugurues të shkollës e kanë prerë Ministri Arsim Bajrami, Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, Drejtori i Asimit në Skenderaj Bekim Latifi dhe Drejtori i shkollës “Abedin Rexha-Sandokani”.

Në ceremoninë e organizuar, Ministri Bajrami ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për objektin e ri dhe modern të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës. “Kjo shkollë i edukoi njerëzit që i duhen atdheut, i mësoi nxënësit e saj se si mbrohet atdheun. Kjo shkollë edukoi në frymën e atdhedashurisë edhe Presidentin e Republikës së Kosovës”, tha z Bajrami. Ai më tej kërkoi përkushtim nga mësimdhënësit në edukimin e brezave të rinj, në ofrim të arsimimit cilësor, gjë të cilën e mundëson edhe ndërtimi i objekteve moderne të shkollave.

Ndërsa Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt Bekim Latifi në fjalën e tij tha se ky objekt shkollor  është i madh, sepse i madh ka qenë kontributi i Abedin Rexhës dhe i të gjithë atyre që u edukuan në këtë shkollë. Ai i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për objektin e ri që po inaugurohet.

Drejtori i shkollës Fadil Beqa në emër të shkollës falënderoi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e saj, sidomos MASHT-in dhe Komunën e Skenderajt. Ai potencoi faktin se ky objekt i plotëson të gjitha nevojat e shkollës për hapësirë të mësimdhënies  në kushte shumë të mira.

Në fund nxënësit e shkollës “Abedin Rexha-Sandokani”, para të pranishmëve shfaqen një program artistik dhe festiv.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …