Kryetari Nura ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i shoqëruar nga nënkryetari Shpëtim Zhegrova dhe bashkëpunëtorë, me të cilët ka diskutuar për situatën në komunën e Skenderajt pas vërshimeve dhe për pasojat që u shkaktuan nga kjo fatkeqësi. Kreu i Skenderajt e ka falënderuar të parin e Vushtrrisë, për vizitën dhe solidaritetin e treguar me rastin e vërshimeve, që pas vete lanë dhjetëra miliona euro dëme, në ekonomi familjare, biznese dhe bujqësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …