Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku i ka kërkuar maturi e korrektësi Albin Kurtit, lidhur me fjalimin e tij për Asociacionin e komunave serbe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është përplasur me kryeministrin Albin Kurti për shkak qëndrimit të këtij të fundit rreth çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abdixhiku e ka akuzuar Kurtin për polarizim të qëndrimeve dhe si rrjedhojë ai i ka thënë se është detyrë e qeverisë Kurti që në veri të ndodhi çarmatosja. “Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër i  Kosovës që heqja e armëve është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe e organeve të rendit në Kosovë, dhe jo çështje e dialogut me Serbinë. A e dinë këtë gjë? Si mendon që është kusht çarmatosja? Është e jotja e policisë, e ministrit të brendshëm, ku e ke? Si është kusht? Jo 6, por 22 udhëzime i ke prej Gjykatës Kushtetuese, të gjitha i ke me një vend, respektim i rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjalitë tua sesa sot njëherë thua do ta implementosh marrëveshjen e viti 2013, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nëmura. A je i vetëdijshëm çka po flet. Po i shpreh  dy pole të mendimit në një vend. A je mirë”, ka pyetur Abdixhiku në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …