Bugajski

Bugajski: Krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të ketë pasoja negative për Kosovën dhe rajonin

Njohësi i rrethanave në Ballkan, Evropë e më gjerë, analisti amerikan, Janosz Bugajsi ka tërhequr vërejtjen se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të ketë pasoja negative për Kosovën dhe rajonin. Ai ka shkruar se edhe pse ithtarët e AKS-së pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon. “Çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt. Komunat ekzistuese me shumicë serbe tashmë i ofrojnë pakicës përfaqësim lokal, të drejtën për të emëruar policë, arsimim në gjuhën serbe dhe shumë përfitime të tjera. Në të njëjtën kohë, Beogradi minon integritetin e Kosovës përmes institucioneve të saj “paralele” në veri të vendit dhe ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Kosovës duke kontrolluar Listën Serbe, partinë që ka kompetenca joproporcionale në parlament dhe ministra të garantuar në qeveri. Subversioni është gjithashtu i dukshëm në rrjetet kriminale ndërkufitare, dezinformimin mediatik dhe lehtësimin e depërtimit rus. Nisur nga ky kontekst, AKS do të ofronte një mundësi më të thellë dhe më të gjerë për të minuar shtetësinë e Kosovës. Propozimet e paraqitura në Prishtinë nga qeveria e SHBA-së dhe të hartuara dukshëm nga burokratët francezë dhe gjermanë kanë të paktën tre dobësi thelbësore” ka shkruar mes tjerash për “The Geopost”, analisti amerikan, Janusz Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …