Termet

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37 mijë e 457

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37 mijë e 457. Autoritetet turke kanë raportuar se 31 mijë e 643 persona janë mbytur në vend. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria siriane, më shumë se 5 mijë e 814 njerëz kanë humbur jetën në Siri. Autoritetet turke kanë arrestuar një numër ndërtuesish të pronave të fajësuar për shembjet e ndërtesave ndërsa zemërimi i publikut për reagimin ndaj tërmetit rritet. Një 17-vjeçar u shpëtua pas 195 orësh, ndërsa një grua pas 175 orësh nën rrënoja, dy histori të  konsideruara  si mrekulli.  Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në veriperëndim të Sirisë, tha organizata vullnetare e Helmetave të Bardha. Përpjekjet për ndihmë atje janë ndërlikuar dhe nga lufta civile.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …