KOMUNËS SË RAHOVECIT I NDAHET MIRËNJOHJE PËR MIRATIMIN E PLANIT TË INTEGRITETIT

Komunës së Rahovecit, iu nda mirënjohje për miratimin e Planit të Integritetit, krahas komunave të tjera të cilat e kanë miratuar këtë plan, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një ceremoni të përbashkët për komunat të cilat kanë miratuar Planet e Integritetit. Kryetari Smajl Latifi e pranoi Mirënjohjen nga Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë me përkushtimin dhe punën e qëndrueshme, në të mirë të qytetarëve të saj, tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …