Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Rryma e shpenzuar nga serbët në veri të vendit në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 63 milionë e dy qind mijë euro

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se rryma e shpenzuar nga serbët në veri në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 63 milionë e dy qind mijë euro. Në mungesë të buxhetit, për mbulimin e humbjeve nga energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës energjia elektrike tërhiqet në formë të devijimeve nga Sistemi Elektro-energjetik i Evropës Kontinentale. Obligimet financiare të KOSTT për humbjet e shkaktuara në pjesën veriore të vendit për muajt janar- dhjetor 2022 ishin rreth 63 milionë euro. Ndërsa brenda muajit të parë të vitit 2023, sipas KOSTT-it, humbjet nga mospagesa e rrymës në atë pjesë të Republikës së Kosovës janë 4 milionë 5 qind mijë  euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …