Lufti Haziri

Haziri: Nesër në Bruksel, kryeministri, Albin Kurti do ta dëshmojë se a është pro apo kundër ndarjes së Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shkruar se nesër në Bruksel, kryeministri, Albin Kurti do ta dëshmoj se a është pro apo kundër ndarjes së Kosovës. Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, atëherë i bie që Kosova po jep gjithçka, për kurrgjë. Në këtë mënyrë, Kosova ka me dalë ‘e lënduar’ prej procesit. Sa për rikujtim, çështja e Asociacionit ka qenë pjesë edhe e bisedimeve në Vjenë dhe ne kemi arritur me pragmatizëm politik ta eliminojmë, ta heqim prej tavolinës. Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jo-konsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Albin  do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës” ka shkruar mes tjerash, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përshkruan një realitet krejt tjetër para bashkë partiakëve të tij, nga ai që Kosova po përjeton në raport me Bashkimin Evropian.

Në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se vendi synon të përmbyllë të gjithë …