leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Albin Kurti është dorëzuar në Bruksel, duke e pranuar marrëveshjen që në qendër ka Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës është dorëzuar në takimin që pati në Bruksel, duke e pranuar marrëveshjen që në qendër ka Asociacionin. Mirëpo dorëzimi i Kurtit nuk do të jetë dorëzim i Kosovës. Shefi i BE-së, Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht. Ambasadori i Kosovës lëshoi lajme të rreme përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit. E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”, ka shkruar Molliqaj. Ai ka theksuar se në ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …