Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale, në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së ka deklaruar se Kosova i ka lënë vetëm të akuzuarit dhe nuk po shfaqë asnjë interesim për fatin e tyre, pasi nuk ka qasje shtetërore. Duke krijuar marrëdhënie konfliktuale me Specialen, Kosova po shkon drejt një strategjie të gabuar dhe të rrezikshme për të akuzuarit. Ish-kryeministri, Haradinaj u shpreh se pavarësisht kundërshtimit të tij për themelimin e Gjykatës Speciale, ai ka ftuar krerët e shtetit të rianalizojnë marrëdhëniet dhe veprimet e dikurshme të Kosovës përballë këtij procesi. Ne duhet ta krijojmë një marrëdhënie miqësore me Gjykatën. Duke i ikur faktit që ne e kemi krijuar këtë Gjykatë, dhe është e jona, tani Kosova nuk duhet të krijojë marrëdhënie konfliktuale publike, pasi është strategji e gabuar dhe shumë e rrezikshme për të akuzuarit. Më mirë do të ishte që Kosova t’i ofronte bashkëpunim Gjykatës dhe t’i ofronte ndihmë për ta zbardhur drejtësinë, ka deklaruar tutje Haradinaj për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së
Më 21 maj të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …