Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në Kuvend ka kërkuar një mocion procedural nga Albin Kurti për marrëveshjen e Brukselit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pikë e parë e rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt. Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se propozon mocion procedural që si pik e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit  pas procesit dialogues konfrom rezolutave paraprake të nxjerra në Kuvend”, tha Abdixhiku. Këtë javë më 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është arritur dakordim për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve. Marrëveshja e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës por e dakorduar në Bruksel u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Kjo marrëveshje kishte 11 nene, një parathënie dhe një aneks të pa bërë publik që palët janë zotuar ta respektojnë sipas nenit 11 të marrëveshjes. U vërtetuan brengat tona të ngritura. Nuk ishte finale e as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë në qendër të saj, ka saktësuar,  Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …