Haradinaj

Ramush Haradinaj: Institucionet shtetërore aktualisht nuk kanë asnjë qasje ndaj procesit që po zhvillohet në Gjykatën Speciale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale, në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së ka deklaruar se Kosova i ka lënë vetëm të akuzuarit dhe nuk po shfaqë asnjë interesim për fatin e tyre, pasi nuk ka qasje shtetërore. Duke krijuar marrëdhënie konfliktuale me Specialen, Kosova po shkon drejt një strategjie të gabuar dhe të rrezikshme për të akuzuarit. Ish-kryeministri, Haradinaj u shpreh se pavarësisht kundërshtimit të tij për themelimin e Gjykatës Speciale, ai ka ftuar krerët e shtetit të rianalizojnë marrëdhëniet dhe veprimet e dikurshme të Kosovës përballë këtij procesi. Ne duhet ta krijojmë një marrëdhënie miqësore me Gjykatën. Duke i ikur faktit që ne e kemi krijuar këtë Gjykatë, dhe është e jona, tani Kosova nuk  duhet të krijojë marrëdhënie konfliktuale publike, pasi  është strategji e gabuar dhe shumë e rrezikshme për të akuzuarit. Më mirë do të ishte që Kosova t’i ofronte bashkëpunim Gjykatës dhe t’i ofronte ndihmë për ta zbardhur drejtësinë, ka deklaruar tutje Haradinaj për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …