Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në këto ditë të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroizmit e sakrificës sublime të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, për tu përkulur e për të nderuar gjakun e dëshmorëve, nga i cili u ngritën themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë.
Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
