Kryeministri Albin Kurti, ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka thënë sot se pret që të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm me kryetarin  serb. Aleksander Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, por ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne deshëm ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, Vuçiq nuk deshi ta nënshkruajë atë. Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga Bashkimi Evropian është një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars, ka thënë Kurti për Euronews. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kërkesa e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, nuk do të përmbushet. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre kombëtar, përkatësia etnike apo fetare. Prandaj, dua t’i kënaq të gjithë qytetarët në përputhje me të drejtat, nevojat dhe dëshirat e tyre. Për shkak të rendit juridik të shtetit tonë demokratik, zgjidhjet monoetnike nuk janë të mundshme, ka nënvizuar, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …