Kurti: Në takimin trilateral në Bruksel, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfaqur një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it,i  organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit të Mannheim-it. Në këtë video mesazh, ai ka shfaqur qëndrimin e tij për marrëveshjen franko – gjermane si dhe refuzimin e palës serbe për ta nënshkruar atë. “Në takimin trilateral në Bruksel, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër,të Maqedonisë së Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin”, ka deklruar në video mesazh, kryeministri Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …