leoni

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar “qeveritë e kaluara”, për dështim të sistemit të drejtësisë në vend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me gjetjen e një pjese të mostrave të Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me gjetjen e një pjese të mostrave të Astrit Deharit. Ajo ka kërkuar nga mediat që për këtë çështje t’i drejtohet Prokurorisë Speciale. Sipas saj, deri me tani kjo ministria i ka dhënë të gjitha informacionet që ka Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra është në duar të Prokurorisë Speciale”, ka thënë zonja Haxhiu

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …