Ylber Topalli

Ish-kryeinspektori, Ylber Topalli, ka rrëfyer për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Deharit

Ish kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, në një debat televiziv ka rrëfyer për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari. Ai ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas rregullores. Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrektues. Nuk kemi gjet në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit”, ka thënë ai. Topalli ka dhënë detaje edhe për deklaratën e një të burgosuri tjetër, i cili e kishte dhomën e burgut ngjitur me atë të Astrit Deharit. Ky dëshmitar sipas Topallit, ka treguar se ka dëgjuar disa zhurma të cilat ngjasonin me “rrëzime” në dhomën e Deharit rreth tre minuta. Nuk ka pasur asnjë lëvizje, është shkelje sepse oficeri është dashtë të lëvizë, aty nuk ka qenë jo vetëm Astriti, në dhomën dy ka qenë në dhomën pranë një i burgosur tjetër që nuk ka dalë për shëtitje. Unë e kam deklaratën e tij, të shkruar, i kam të gjitha dëshmitarëve që kanë qenë në dhomë, të cilët e përshkruajnë rastin prej momentin që kanë ardhur dhe e kanë gjetur në dhomë. I burgosuri pranë që ka qenë, e përshkruan rastin se kam dëgjuar disa rrapëllime që kanë ngjasuar sikurse në rrëzime e kërcime dhe kanë zgjatur 3 minuta dhe ka qenë heshtje totale, zhurma është dëgjuar përsëri kur kanë ardhur të burgosurit dhe e kanë hapur derën dhe e kanë parë gjendjen e Astritit ashtu”, ka thënë Ylber Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …