Edi Rama

Nën drejtimin e Edi Ramës, mbledhja e grupit parlamentar socialist u fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit

Nën drejtimin e Edi Ramës, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë,  mbledhja e grupit parlamentar socialist u fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit. Kryetari i partisë, Edi Rama ka kërkuar një angazhim maksimal të gjithë deputetëve duke bashkëvepruar me drejtuesit politik të PS në qarqe. Ai tha grupit parlamentar se këto janë zgjedhje ndryshe, zgjedhje delikate po ashtu edhe zgjedhje politike. Top chanell  raporton se sikurse edhe në mbledhjet e shkuara të kryesisë socialiste, drejtuesit politik kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiak. Do të jete kryesia socialiste me 25 Mars nga ku do të miratohen kandidatët socialist për garën e 14 Majit.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …