Vitia shembull studimi i qeverisjes komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Sadete Tërrnava Osmanin nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan. Temë bisedimi në këtë takim ishte organizimi i trajnimit që do mbahet më 26 dhe 27 mars me temë “Qeverisja komunale”. Zyrtarja e OSBE-së Sahadete Tërrnava Osmani, duke bërë të ditur rreth organizimit të këtij trajnimi, theksoi se Vitia do të merret si rast studimi i qeverisjes komunale. Nga ana tjetër, kryetari Haliti, ka falënderuar Zyrën e OSBE-së, për bashkëpunim tejet të mirë dhe mbështetje të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …