Kryetari Latifi takoi Kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takoi Kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj. Zhvillimet e pandalshme pozitive dhe sukseset e tij të dukshme në Suharekë, paraqesin modelin më të mirë të një kryetari të përgjegjshëm, të angazhuar e punëtor dhe në shërbim të plotë të qytetarëve. Më pas, së bashku me Baliun dhe bashkëpunëtorët e tij, Fatmirin, Sarandën dhe Përparimin, vizituan shtëpinë për të moshuar në Gjinoc “Jetimët e Ballkanit”, ku panë nga afër kushtet e mira dhe hapësira të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve, organizimin e mirë dhe funksionalitetin, përkujdesjen dhe higjienën e nivelit shumë të lartë, që ofron kjo qendër me personelin e saj shumë profesional. Po ashtu, patën edhe një takim me humanistin Halil Kastrati nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”. Humanistit, Hoxhë Halil Kastratit, që është vëlla i dëshmorit Besnik Kastrati i dhuruan emblemën e UÇK-së dhe një Orë me simbolin e komunës, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e dëshmorit dhe në shenjë falënderimi për humanizmin e treguar dhe të pandalshëm si ora, në ndihmë familjeve në nevojë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Barazi Gjinore në Malishevë, përmbyllë aktivitetet për vitin 2025

Zyra për Barazi Gjinore dhe sektorët brenda sajë, Mbrojtja e të drejtave të njeriut, fëmijëve, …